Home / Sport / Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos

Jarmolenko, objektivi i radhës i Murinjos

Andri Jarmolenko është sulmuesi që Zhoze Murinjo ka piketuar si përforcimin e ardhshëm të Real Madrid. Trajneri portugez ka dërguar asistentët e tij, Aitor Karanka dhe Rui Faria në stadiumin e Seviljes, ku është zhvilluar ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Norvegjisë dhe ku 23 vjeçari shkëlqeu me lojën e tij.

Dy asistentët e Murinjos u vunë re në shkallët e stadiumit duke mbajtur shënime për lojtarin i cili ishte protagonisti absolut i ndeshjes duke nisur aksionin e golit të parë dhe duke shënuar vetë të dytin në suksesin 2-0 të Ukrainës. Të dy u larguan vetëm në momentin kur trajneri i Ukrainës e zëvendësoi atë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Dinamo Kiev ka një kontratë deri në vitin 2015 me futbollistin, dhe sipas asaj që është mësuar, ai vlerësohet 22 milion euro, shifër e cila i është konfirmuar Milanit, skuadrës që është interesuar për gjatë verës së kaluar.
Menaxheri i tij, Mikhail Gulordava, ka bërë të ditur se vetëm për një shumë të tillë ai mund të lëvizje nga Dinamo Kiev.
“Pronari i Dinamos, Igor Surkhis, ishte ai që hodhi poshtë çdo ofertë të Milanit. Ai është shumë i pasur dhe nuk e sheh të nevojshme të shesë lojtarë. Çdo ofertë që bëhet, duhet të jetë shumë tërheqëse”, tha ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *