Home / Sport / Jeton Nesimi testoi shpresat e Maqedonisë

Jeton Nesimi testoi shpresat e Maqedonisë

“Jam i kënaqur nga angazhimi, cilësia dhe diciplina tyë cilën manifestuan këta djelmosha të rrinjë. Kjo ishte vetëm prova e parë, ndërsa ne do të vazhdojmë në të ardhmen të ndjekim dhe të testojmë të gjithë futbollistët kualitativ të skuadrave në vend. Qëllimi ynë është që secilit futbollist që ka kualitet, t’i jepet rasti në kombëtare, ndërsa angazhimi i më tejshëm do të varet nga ajo që secili do të tregojë në grumbullime të këtilla, por edhe në ndeshjet kontrolluese të cilat planifikojmë t’i zhvillojmë në periudhën që pason”, u shpreh seleksionuesi i U 17, Jeton Nesimi.

Reprezentacioni i Maqedonisë për futbollistë të moshës deri më 17-të vjecare të martën ka patur për herë të parë grumbullimin nën drejtimin e seleksionuesit të ri, Jeton Nesimit. Ai pasi u emërua seleksionues i kombëtares U 17 të vendit, kishte mundësinë që për herë të parë të testojë kandidatët potencial në të cilët do të mund të llogarisë në ndeshjet e rradhës. Bëhet fjalë për një kamp të thirur nga Nesimi me assitencë të Gajur Rexhepit, ku testuan të rrinjë nga klube të ndryshme nga e gjithë Maqedonia. Tendenca ishte për të vlerësuar potencialin që disponojnë klubet, prej ku si rrjedhojë do të dalin anëtarët e përfaqësueses së Maqedonisë për futbollistë të moshës deri më 17 vjecare. Vlerësimet e para janë pozitive, pasi që sipas informatave të stafit teknik të ekipit përfaqëuses, futbollistët kanë treguar kualitet dhe cilësi të kënaqshme, për më shumë nëse llogaritet fakti se kjo ishte hera e parë që pjesa më e madhe e futbollistëve kishin rastin të luajnë së bashku me njëri tjetrin. “Jam i kënaqur nga angazhimi, cilësia dhe diciplina tyë cilën manifestuan këta djelmosha të rrinjë. Kjo ishte vetëm prova e parë, ndërsa ne do të vazhdojmë në të ardhmen të ndjekim dhe të testojmë të gjithë futbollistët kualitativ të skuadrave në vend. Qëllimi ynë është që secilit futbollist që ka kualitet, t’i jepet rasti në kombëtare, ndërsa angazhimi i më tejshëm do të varet nga ajo që secili do të tregojë në grumbullime të këtilla, por edhe në ndeshjet kontrolluese të cilat planifikojmë t’i zhvillojmë në periudhën që pason”, u shpreh seleksionuesi i U 17, Jeton Nesimi, i cili beson se me punë të palodhshme, Maqedonia ka kapacitet që të formojë ekipe cilësore në kombëtaret zinxhir, të cilat më pas do të jenë garancë për të ardhmen e ekipit përfaqësues të seniorëve të Maqedonisë. Për fund vetëm të themi se dueli i dy ekipeve U 17 të Maqedonisë u mbyll me rezultatin 1:0, por si që thamë më lartë, më me rëndësi ishte testimi i futbollistëve, se sa epilogu i ndeshjes në fjalë.

Dallohet Enis Dervishi

Sipas fjalëve të seleksionuesit të kombëtares U 17 të Maqedonisë, Jeton Nesimi, ai ka mbetur i kënaqur nga të gjithë futbollistët e grumbulluar, ndërsa një pjesë e tyre kanë spikatur me kualitetin dhe cilësinë e treguar. Një prej futbollistëve që ra në sy në ndeshjen kontrolluese ndërmjet dy ekipeve të formuara nga seleksionuesit Nesimi dhe Rexhepi, ishte anëtari i Shkëndijës së Tetovës, Enis Dervishi. Bëhet fjalë për mesfushor 16-të vjecar, i cili edhe një herë tregoi se posedon kualitet të madh. I riu që vjen prej shkollës së futbollit Shkëndija, ku dallohet si një prej më të mirëve, tani potencialin e tij të padiskutueshëm e konfirmoi edhe në kombëtaren e Maqedonisë dhe bazuar me paraqitjen që kishte, pritet që të jetë në mesin e futbollistëve në të cilët seleksionuesi Nesimi do të llogarisë në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *