Home / Sport / John Carew firmos për Interin

John Carew firmos për Interin

John Carew është sulmuesi i ri i Interit. Futbollisti norvegjez do të zëvendësojë të dëmtuarin Diego Milito dhe do të përfitojë 300 mijë euro deri në fund të sezonit.

“Jam mirë fizikisht dhe gati për të luajtur”, theksoi 33-vjeçari Carew, i cili që nga korriku i vitit të kaluar ka qenë pa skuadër pasi zgjidhi kontratën me anglezët e West Ham.

Norvegjezi ka luajtur 91 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij duke shënuar 24 gola. Gjatë periudhës kur nuk ka luajtur futboll, sulmuesi veteran po mendonte të fillonte karrierën si aktor, por mundësia për të luajtur me Interin ishte shumë e mirë për tu refuzuar.

Ndërsa presidenti i Interit, Massimo Moratti, bëri të ditur se sulmuesi do të jetë në provë për dy javë e pastaj do të vendoset nëse do të luajë apo jo me Interin.

Ndërkohë, drejtuesit e Interit po punojnë edhe për zgjatjen e kontratës së Antonio Cassano deri në vitin 2016.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *