Home / Sport / Juventusi fiton dhe provon arratisjen e radhës

Juventusi fiton dhe provon arratisjen e radhës

Juventusi ka zgjidhur pa shumë probleme ndeshjen e javës së 26-të ndaj Sienës duke marrë tri pikët që i nevojiteshin ndonëse nuk ka shkëlqyer përballë skuadrës që lufton për mbijetesë.

Bardhezinjtë janë treguar shumë cinikë në lojën e tyre dhe kanë kaluar në avantazh me fat në pjesën e parë kur portieri Pegolo ka grushtuar topin në këmbën e Lihtshtainer dhe sfera ka përfunduar në rrjetë. Meqë Siena nuk dukej se kishte forcë të reagonte përballë kampionëve, edhe këta të fundit u kënaqën me këtë avantazh minimal dhe vetëm në fundin e ndeshjes shënuan dy herë të tjera me Xhovinko e Pogba, për të çuar rezultatin e takimit në 3-0
Tashmë diferenca e bardhezinjve me ndjekësit më të afërt të Napolit që luajnë nesër është 7 pikë, një avantazh që shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh se javën tjetër, kampionët në fuqi të Serisë A do të luajnë pikërisht në fushën e rivalëve të tyre më të fortë të këtij sezoni.
Seria A
Java 26 / Rezultatet
Sampdoria-Kievo 2-0
Parma-Katania 1-2
Atalanta-Roma 2-3
Juventus-Siena 3-0
Kaljari-Torino 4-3

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *