Home / Sport / Juventusi irriton Sëlltikun, stërvitet te Rejnxhërs

Juventusi irriton Sëlltikun, stërvitet te Rejnxhërs

Ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Sëlltik Glasgou dhe Juventus, është ndezur para kohe, falë një vendimi të ekipit italian. Bardhezinjtë kanë vendosur që të stërviten në “Marrei Park”, stadiumin e rivalëve historikë të Rejnxhërs Glasgou, duke acaruar kundërshtarët të cilëve nuk u ka pëlqyer shumë ky fakt.

“Po stërviten atje? Mund të bëjnë atë që duan”, ishte komenti nervoz i Nil Lenon, trajnerit të Sëlltik, që nuk ka arritur të dërgojë dot gjurmuesit e tij në strofullin e rivalëve historikë për të spiunuar skemat e Kontes.
Propozimi në fakt ka ardhur nga vetë skuadra e Rejnxhërs, që ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ekipin italian, me shpresën që këta t’i marrin lavdinë rivalëve të urryer të qytetit.
Kaq ka mjaftuar që tifozët e Sëlltik të premtojnë një atmosferë edhe më të nxehtë në “Sëlltik Park”, për të shpresuar te një fitore ndaj bardhezinjve, por edhe për të bërë të dështojë plani i rivalëve të qytetit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *