Home / Sport / Kahn ka dyshime për suksesin e Guardiolas

Kahn ka dyshime për suksesin e Guardiolas

Ish-portieri gjerman, Oliver Kahn, ka frikë se Pep Guardiola do të përpiqet ta imponojë lojën e Barcelonës te Bayern Munichu.

Spanjolli do ta marrë drejtimin e bavarezëve nga sezoni i ardhshëm dhe derisa angazhimi i tij është pritur me entuziazëm të madh, Kahn ka dyshime nëse ai do të rezultojë i suksesshëm në Allianz Arena.

Në kolumnën e tij për Bild, 43-vjeçari ka shkruar se sistemi i Guardiolas do të marrë kohë për t’u adaptuar te Bayerni, duke qenë se lojtarët nuk e kanë të njëjtin automatizëm të posedimit sikurse Blaugranët.

Ai ka thënë se suksesi i strategut spanjoll qëndron në shfrytëzimin e Lionel Messit si një ‘nëntëshe false’, prandaj ekziston dyshimi nëse bavarezët mund të luajnë në të njëjtën mënyrë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *