Home / Lajme / Maqedoni / Kapen nëntë emigrantë sirianë

Kapen nëntë emigrantë sirianë

Shkup, 12 Shkurt – Policia e Maqedonisë dje ka ndaluar nëntë emigrantë të huaj afrikano – aziatik në rrugën magjistrale Shtip – Shën Nikollë në pjesën lindore të vendit.

Policia theksoi se janë ndaluar emigrantët, pesë prej të cilëve janë sirian, duke u transportuar me një makinë private.

Policia theksoi se shoferi i makinës ishte një 36 vjeçar nga Strumica.

Ai nuk i ishte bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, ndërsa pas dy kilometrave ai është kapur nga policia.
Emigrantët kanë tentuar që të braktisin makinën, por edhe ata janë kapur nga ana e policisë. Emigrantët e huaj kishin për qëllim që të udhëtonin drejt Serbisë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *