Home / Sport / Karanka: Prioriteti ynë është Liga e Kampioneve!

Karanka: Prioriteti ynë është Liga e Kampioneve!

Zëvendëstrajneri i Real Madrid, Aitor Karanka, ka pranuar se Liga e Kampioneve është kthyer në prioritetin e klubit, duke lënë në plan të dytë aktivitetet kombëtare në Spanjë.

Pas suksesit 4-1 ndaj Seviljes, falë 3 golave të Kristiano Ronaldos, madrilenët janë përqendruar tërësisht të ndeshja e mesjavës në Ligën e Kampioneve përballë Mançester Junajtid.
“Ne treguam me fitoren e sotme se duam të fitojmë çdo ndeshje në kampionat. Megjithatë, tani gjithë përqendrimi ynë është në Ligën e Kampioneve”, pranoi Karanka pas ndeshjes.
Në ndeshjen kundër Seviljes, në fushë luajtën njëkohësisht Benzema dhe Higuain, dy sulmuesit që zakonisht ndërrojnë njëri-tjetrin në skemën me një lojtar roli të mirëfilltë në repartin e avancuar.
“Është e qartë se mund të jetë një opsion më shumë. Këtë herë luajtën të dy dhe mund të themi se paraqitja e tyre ishte e mirë. Ajo që realisht kërkojmë, është që të gjithë futbollistët, si ata që luajnë, si ata që nuk luajnë, të japin 100% të tyre. Marrim pjesë në shumë aktivitete dhe sa më shumë konkurrencë të ketë, aq më mirë është”, shpjegoi ndihmësi i Murinjos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *