Home / Lajme / Maqedoni / Karburantet shtrenjtohen për një denar deri një denar e gjysmë

Karburantet shtrenjtohen për një denar deri një denar e gjysmë

25 shkurt-Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për një denar për litër dhe tani do të kushtojë 85 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe do të shitet për 87 denarë për litër Çmimi i EURODISEL (D-E-V) rritet për një denarë për litër dhe do të arrij 72,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shtrenjtohet për gjysmë denari për litër dhe do të shitet për 61 denarë për litër.

Çmimet e benzinave dhe derivateve disel prej sonte në mesnatë rriten për një denarë deri një denarë e gjysmë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin rriten çmimet e derivateve të naftës të rafinuar dhe me pakicë mesatarisht për 1,87 gjegjësisht 1,34 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për një denar për litër dhe tani do të kushtojë 85 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe do të shitet për 87 denarë për litër Çmimi i EURODISEL (D-E-V) rritet për një denarë për litër dhe do të arrij 72,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shtrenjtohet për gjysmë denari për litër dhe do të shitet për 61 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,675 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC, i cili tani do të shitet për 43,603 denarë për kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimit me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja e theksojnë për 0,56 për qind çmimin më të lartë mestar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 1,36 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *