Home / Sport / KE Shorti i U21, Maqedonia dhe Shqipëria në grupe të vështira

KE Shorti i U21, Maqedonia dhe Shqipëria në grupe të vështira

Në Zvicër është hedhur shorti i Eliminatorëve të Kampionatit Europian për kategorinë Under 21.

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë për futbollistë deri në moshën 21 vjeçare ka qëlluar në grup të vështirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian që vitin 2015 do të zhvillohet në Çeki. Shorti i të ejntes i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur Maqedoninë në grupin e 8-të, së bashku me Izraelin, Portugalinë, Norvegjitnë dhe Azerbejxhanin. Shqipëria do të ndeshet në një grup shumë të fortë me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit në short, Redi Jupi, midis skuadrave ka diskutime të gjata për vendosjen e datave të zhvillimit të ndeshjeve, sepse pothuajse të gjithë dëshironin takimin e parë në fushën e tyre. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, tashmë do të nisë përgatitjet për këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm, por skuadra kuqezi do të ketë luksin këtë herë që të përballet me kombëtaret me të forta të U21 ku spikat Spanja, e cila ka edhe kombeëtaren më të konsoliduar të momentit, por pas nuk duhet lënë edhe Austria. Kombëtarja shqiptare do të kërkojë të marrë maksimunin e pikëve në këtë grup ku rivalet janë vërtetë të fortë pasi edhe kombëtarja U21 e Bosnje Hercegovinës është në një nivel shumë të lartë e po kështu edhe Hungaria. Mbetet për tu përcakuar edhe kalendari dhe për tu zbuluar se me kë do e luaj ndeshjen e parë kombëtarja 21 . Kualifikimet fillojnë më 22 mars, ndërsa sipas rregullavë dhjetë fituesit e grupeve kualifikuese, së bashku me katër ekipet më të mira të vendeve të dyta do të marrin pjesë në balotazh. Aty sipas shortit palët rivlae do luajën nga dy ndeshje, prej ku do të mësohen emrat e shtatë kombëtareve që do të garojnë në turneun përfundimtar, së bashku me vendin organizator, Çekinë.

Grupi 1: Angli, Uells, Finlandë, Moldavi, Lituani, San Marino
Grupi 2: Rusi, Danimarkë, Slloveni, Bullgari, Andorë, Estoni
Grupi 3: Holandë, Skoci, Sllovaki, Gjeorgji, Luksemburg
Grupi 4: Spanjë, Austri, Hungari, B e H, SHQIPËRI
Grupi 5: Zvicër, Ukrianë, Kroaci, Letoni, Lihtenshtajn
Grupi 6: Gjermani, Rumani, Mali i Zi, R. e Irlandës, Ishujt Fare
Grupi 7: Suedi, Turqi, Greqi, Poloni, Maltë
Grupi 8: Izrael, Portugali, Norvegji, MAQEDONI, Azerbejxhan
Grupi 9: Itali, Serbi, Belgjikë, Qipro, Irlanda V.
Grupi 10: Francë, Bjellorusi, Armeni, Islandë, Kazakistan.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *