Home / Lajme / Maqedoni / Këshillim i nxënësve dhe libra shkollorë të adaptuar – risi në arsim (VIDEO)

Këshillim i nxënësve dhe libra shkollorë të adaptuar – risi në arsim (VIDEO)

21 dhjetor-Dhjetëra vende në botë adaptojnë libra shkollorë britanikë, ndërsa Maqedonia do të jetë e para në Ballkan. Singapori 20 vite i adapton librat shkollorë nga Britania e Madhe, Holanda e ka marrë sistemin britanik të vlerësimit, ndërsa Spanja disa programe mësimore.

Këshilli i prindërve të fëmijëve me sukses të dobët dhe sjellje joshembullore, e cila zbatohet në vit në sistemin arsimor, ka efekte pozitive sepse jashtëzakonisht e ka rritur aktivitetin e prindërve dhe i ka përmirësuar rezultatet tek nxënësit me probleme.

Këtë e nxiti Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të sjellë edhe lëshillim për nxënës, e cila pritet të funksionojë nga viti i ri shkollor. Si dhe për këshillimin e prindërve, programin do ta përgadis Instituti për pedagogji i Fakultetit filozofik, ndërsa shërbimet profesionale në shkolla gjatë verës do të kenë trajnime se si ta realizojnë.

Këshillimet do të jenë me tematika të shumëllojshme, në varshmëri nga problemi i nxënësit – sksesi disciplina, relacionet me mësuesin ose me ndonjë nxënës tjetër…Për këtë qëllim MASH-i do t’i riekipojë shërbimet profesionale, gjegjësisht të gjitha shkollat duhet patjetër të kenë psikolog dhe pedagog. Nga mundësitë financiare do të varet numri i defektologëve, të cilët tani për tani janë sjellur në vetëm një në komunë.

Me ndryshimet e fundit ligjore për arsim fillor dhe të mesëm janë definuar edhe risitë në tekstet dhe botimet mësimore – për marrje të librave nga sistemi arsimor britanik dhe adaptimin e tyre në sistemin arsimor të Maqedonisë. Për librat shkollorë të adaptuar krahas përkthimin nga gjuha angleze është e domosdoshme edhe aftësim i programeve mësimore, që do të bëhet në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kembrixhit.

MASH-i do të publikojë thirrje publike për librat shkollorë nga Britania e Madhe dhe çdo botues i interesuar, vendor ose i huaj, do të duhet të dorëzojë version të përkthyer dhe adaptuar të ndonjë libri të caktuar anglez, ndërsa pastaj do të pasojë e njejta procedurës nëpër të cilën kalojnë edhe librat nga autorët vendor – Komision i recenztentëve, Komision kombëtar për libra shkollorë, Shërbimi pedagogjik. Ato që do të pranohen dhe më mirë vlerësohen për cilësinë e përkthimit dhe adaptimit do të kalojnë në furnizim publik, ndërsa nga librat e ranguar do të zgjedhet ai për të cilin do të ofrohet çmim më i ulët.

Procesi i adaptimit është i gjatë dhe zgjat midis tre dhe pesë vite, në varshmëri nga ajo se sa janë kompatibile të dy sistemet arsimore. Në fazën e parë do të përfshihet arsimi fillor, fillimisht lënda matematikë dhe shkencat e tjera natyrore sepse temat janë universale, ndërsa për shkak të specifikave të fundit për adaptim do të jenë lëndët nga shkencat shoqërore. Në fund të muajit të ardhshëm, në konsultim me përfaqësuesit nga Kembrixhi, do të merret vendim me cilat lëndë do të fillojë procesi i marrjes.

Dhjetëra vende në botë adaptojnë libra shkollorë britanikë, ndërsa Maqedonia do të jetë e para në Ballkan. Singapori 20 vite i adapton librat shkollorë nga Britania e Madhe, Holanda e ka marrë sistemin britanik të vlerësimit, ndërsa Spanja disa programe mësimore.

Masovisht opsion i përhapur nëpër botë është edhe sistemi i maturës ndërkombëtare – program që përfshin edukim të nxënësve nga klasa e parë deri në fund të shkollës së mesme. MASH-i ka ide që këtë ta sjellë në të paktën dy shkolla në Maqedoni, por për këtë duhet të ketë interes nga vetë shkollat të cilat do të jenë të gatshme t’i zbatojnë standardet e larta që i kërkon matura ndërkombëtare.

KËSHILLIM I NXËNËSVE DHE LIBRA SHKOLLORË TË ADAPTUAR NË ARSIM ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *