Home / Sport / Këtë fundjavë nisin garat në LPFM

Këtë fundjavë nisin garat në LPFM

Përshtypja e përgjithshme është se na pret pranverë e dobët futbollistike, nëse bazohemi në lëvizjet që kishin skuadrat, si dhe në bazë të asaj që treguan në ndeshjet kontrolluese. Merkatoja si zakonisht në vitet e fundit, po bëhet gjithnjë e më e zbehtë, ndërsa pa llogaritur lëvizjet e lira, përsëri në Maqedoni nuk u realizua asnjë transferim i bujshëm dhe i paguar mirë.

Pushimit 3 mujor të skuadrave elitare në futbollin e Maqedonisë fundjavën e ardhshme do t’i vijë fundi, pasi që më 3 mars është paraparë të startojë gjysmësezoni i pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 12-të ekipet kanë tentuar të përforcohen maksimalisht në merkaton e janarit, ndërsa përmes përgatitjeve dimërore, besojnë të kenë arritur formën optimale para startit të sezonit pranveror, ku secili ekip hyn me ambicie për të përmbushur objektivat që kanë para vetes. Përshtypja e përgjithshme është se na pret pranverë e dobët futbollistike, nëse bazohemi në lëvizjet që kishin skuadrat, si dhe në bazë të asaj që treguan në ndeshjet kontrolluese. Merkatoja si zakonisht në vitet e fundit, po bëhet gjithnjë e më e zbehtë, ndërsa pa llogaritur lëvizjet e lira, përsëri në Maqedoni nuk u realizua asnjë transferim i bujshëm dhe i paguar mirë. Kështu, kampioni në fuqi dhe lider aktual, Vardari, ndryshimin më të madh ndoshta e bëri në stafin teknik, ku angazhuan Nikolla Ilievski-Xhixhin, në vend të Bllagoja Milevskit. Vardari angazhoi disa futbollistë, por kryesisht anonimë, në përjashtim të Ace Stojkovit që kthehet në Maqedoni pas disa viteve. Vardari mbetet favorit për titullin e kampionit, por seria e tyre negative, pa asnjë fitore të vetme në gjithë fazën përgatitore, nuk është paralajmërim i mirë, deri sa tifozët të pakënaqur që tani kërkojnë largimin e trajnerit Ilievski. Horizon Turnova e vendint të dytë kishte dimër të qetë, me lëvizje të vogla dhe përgatitje në Antali. Rezultatet e Horizontit në fazën përgatitore nuk tërheqin vëmendje, mirëpo ky ekip duket sikur fjalën kryesore ka ruajtur për në kampionat, ku pretendon të vazhdojë deri në fund befasinë e nisur në vjeshtë. Metalurgu i vendit të tretë duket disi më stabil në këtë dimër. Ekipi pa ndonjë ndryshim të madh, me disa fresikme në skuadër, beson se mund të kapë kreun. Trajneri Zaharievski premton shumë punë, ndërsa stabiliteti finansiar Metalurgun e ven në mesin e skuadrave që do të pretendojnë kreun. Befasia tjetër e sezonit vjeshtor, Napredoku, në përgatitjet dimërore dha shenja se s’do të jetë e gatshme të sjellë performansë të njëjtë edhe në pranverë. Ekipi disi ka humbur freskinë, ndërsa disa dështime në ndeshjet kontrolluese, sikur paralajmërojnë humbje të hapit me ekipet e kreut. Gjithsesi, kërcovarët nuk dorëzohen para kohe dhe paralajmërojnë deri në fund luftë për në Evropë. Shkëndija e vendit të pestë, e ndëshkuar me heqje të 3 pikëve nga organet kompetente të FFM-së, në dimër më shumë u mor me probleme në kryesi, se sa në përgatitje dhe përforcim për në pranverë. Së pari familja Shaqiri u largua nga klubi, deri sa skuadra mbeti e vetmuar dhe u shpëtua nga trajneri Artim Shaqiri që vazhdoi pa ndërprerë stërtvitjet, mbajti të grumbulluar futbollistët dhe siguroi përgatitje dy javore në Durës të Shqipërisë. Atje ekipi shkëlqeu në ndeshjet kontrolluese, duke marrë katër fitore, por ndërkohë Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë presidencën i’a ktheu Idriz Ibishit, që lëvizjen e parë e bëri me shkarkimin e Artim Shaqirit nga posti i trajnerit dhe angazhimin e Nexhat Shabanit në vend të tij. Lovre Cirijak për momentin tregohet përforcim i qëlluar, pasi shënoi 9 gola në ndeshjet kontrolluese, ndërsa futbollistë të rrinjë të tetovarëve janë edhe Ardit Shaqiri dhe Nuriman Ismaili. Ekipi ka mbetur pa Nderim Nexhipin dhe Izair Eminin. Mirëpo ndërkohë kryesia e re përballet me probleme administartive dhe mbetet për tu parë në ditët në vijim fati i ekipit ‘kuqezi’, që përkundër gjithë situatës së krijuar, duket se refuzon të dorëzohet në luftën për pozitat e kreut. Vendi i gjashtë është për Bregallnicën, që nisi me vonesë përgatitjet, trajneri i ri beson në pranverë të suksesshme, mirëpo duket se ky sezon për shtipjanët do të përfundojë, ashtu si që ka nisur. Drita e Bogovinës beson të përmirësojë pozitën e shtatë të arritur në vjeshtë, pasi kishte përgatitje cilësore, deri sa ka freskuar ekipin me disa futbollistë. Rezultatet në ndeshjet kontrolluese nuk ishin të kënaqshme për Dritën, por që pretendon të përmirësohet në kampionat. Rabotnicki përsëri me shumë ndryshime në pushimin dimëror, ka shumë punë për të bërë në pranverë, në tentimin për të shmangur pjesën e poshtme të renditjes. Ekipi duket se ka stabilizuar rradhët e veta, por ndryshimet e shumta pritet të lënë shenjë dhe kjo skuadër nuk po gjen kontuinitetin e duhur për rezultate të larta, megjithse pritet të jenë më pozitiv se në vjeshtë. Ndryshim të madh pritet të sjellë Renova e vendit të 9-të, e cila në pranverë do të jetë krejtësisht ndryshe. Vjeshta dëshpruese detyroi drejtuesit e skuadrës të bëjnë shumë ndryshime, deri sa përforcimet si Idrizi, Sadiku, Sali dhe Emini i kanë dhënë shpirt ekipit. Ndeshjet e fundit kontrolluese sollën një Renovë më të qartë dhe me vizion në lojë dhe ky fakt jep shpresë se skuadra e Qatip Osmanit në pranverë do të kompensojë gjithë dështimet e vjeshtës. Pelisteri ka tentuar të përmirësohet, por pritja reale e tyre do të jetë lufta për të shmangur balotazhin, edhe pse Sileksi i vendit të 11-të do të tentojë që të largohet nga pozitat që dërgojnë në kategorinë e dytë dhe pikërisht skuadra nga Manastiri është më e rrezikuara në këtë drejtim. E ndërkohë fenerxhiu i renditjes tabelare, Tetekksi, ishte ekipi më aktiv në merkato, duke angazhuar shumë futbollistë, në mesin e të cilëve edhe ish-reprezentues, si Despotovski. Teteksi është 7 pikë larg vendit të 10-të që mundëson balotazh dhe tetovartë janë të bindur në tentimin e tyre për t’i shpëtuar më të keqes. Gjithsesi, kjo ishte vetëm një pasqyrë e bazuar në lëvizjet e skuadrave në pauzën 3 mujore, ndërsa përgjigja reale do të vijë nga tereni, ku prej në fundjavë priten shumë emocione. Në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 19-të, në të cilat spikat derbi i Tetovës, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës. Emocione priten edhe në derbin e madh të Maqedonisë, pasi Pelisteri në Manastir pret Vardarin. Rabotnicki takohet me Horizontin, Bregallnica pret Napredokun, Metalurgu ndeshet me Teteksin, ndërsa Sileksi përballet me Dritën e Bogovinës.

Dyshet e xhiros së 19-të:
Shkëndija-Renova,
Pelisteri-Vardari,
Rabotnicki-Horizont T.,
Bregallnica-Napredoku,
Metalurgu-Teteksi,
Sileksi-Drita.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *