Home / Lajme / Rajon / KFOR-i largon pengesat në Rudarë

KFOR-i largon pengesat në Rudarë

Ushtarët e KFOR-it nga Grupi Shumëkombësh i Betejës Lindje, kanë larguar pengesat e betonit në rrugën Prishtinë-Jarinjë, afër Rudarit, të enjtën në mëngjes.

“Në jemi këtu për të rivendosur lirinë e lëvizjes”, tha Kapitën Ben Thornton komandant i kompanisë Bravo, Batalioni i I-rë, Brigada e 218-të për Manovrim dhe Mbështetje nga Garda Nacionale e Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për momentin rruga është e bllokuar. Në duam që të zvogëlojmë pengesat në mënyrë që njerëzit dhe trafiku të lëvizin lirshëm”.

Pengesa përbehej nga tre blloqe çimentoje të mëdhenj, trungje druri, dhe mbeturina tjera që pengonin lëvizjen e trafikut në një anë të rrugës.

Përpjekja për largimin e pengesave ishte mision i koordinuar dhe i përkrahur nga shumë kombe në kuadër të KFOR-it. Ushtarët nga armatat e Polonisë, Francës, Gjermanisë, Marokut dhe Armenisë punuan së bashku me trupat amerikane në largimin e disa kamionëve me mbeturina nga rruga, që rruga të jete e hapur për trafik. Ata ja arritën të largojnë të gjithat brenda dy orësh.

Pjesëtaret e KFOR-it punuan gjatë gjithë natës që të mund të jenë në gjendje të kryejnë detyrat para agimit të ditës. Buldozerët dhe pajisjet për ndërtim të rëndë ishin sjellë që ekipi i inxhinierëve të mund të largonte pengesat e betonit nga rruga. Thornton tha se përpjekja për përfundimin e punës gjatë natës nuk ishte vetëm për sigurinë e ushtarëve, por edhe që punët në rrugë të jene sa m[ pak pengesë për popullatën lokalë.

“Puna gjatë natës është me pak rrezik për ushtarët tanë, me më pak njerëz në rrugë, me më pak trafik,” tha Thornton. “Është më sigurte për ushtarët dhe popullatën.”

Pengesa ishte vendosur para disa ditëve. Gjatë orëve kur ushtarët punonin, shumë pak nga popullata lokale ishin ndaluar në pikat e kontrollit në të dy anët e zonës së punës. Ata të cilët kishin nevojë të kalonin për të kryer punët e tyre ose për të arritur në shtëpi, u lejohej kalimi, pasi siguria e ushtarëve dhe e popullatës lokale ishte një nga prioritete kryesore të këtij misioni, thuhet në një kumtesë të KFOR-it.

Gjatë tërë misionit, përmes komunikimit të gjithë e dinin se ku janë duke operuar pajisjet për ndërtim të rëndë, ku janë ushtarët dhe ku është popullata lokalë.

“Për këtë jemi trajnuar”, tha Thornton. “Ne kemi koordinuar dhe ekzekutuar një përpjekje shumëkombëshe që në një afat të shkurtë të marrim pozitën, të largojmë pengesat dhe të kompletojmë misionin në mënyrë profesionale dhe efikase”.

Rreshteri i klasik të I-rë, Donnie Henderson, rreshter togu në Kompaninë Bravo, ishte i kënaqur me misionin. Ai tha së ekipi i tij veproi në mënyrë profesionale dhe misioni shkoi edhe me mirë sesa kishte pritur.

“Kjo shkoi shumë mirë. Ishte një punë që duhej kryer”, tha Henderson. “Misioni jonë këtu është të sigurojmë liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne nuk mund të lejojmë askënd të ndalojë atë liri”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *