Home / Sport / Kharkivi interesohet për Mehmedin

Kharkivi interesohet për Mehmedin

Mehmedi ka kontratë me Dynamon deri në vitin 2016, por mund të largohet në verë.

Klubi ukrainas Metalist Kharkiv është duke u interesuar për sulmuesin shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën sajti “fussball.ch”. Mehmedi 21-vjeçar është pjesë e klubit tjetër ukrainas, Dynamo Kiev, për të cilin këtë edicion ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje kampionale. Mehmedi ka kontratë me Dynamon deri në vitin 2016, por mund të largohet në verë. Për të interesim kanë treguar edhe disa skuadra italiane dhe zvicerane. Kharkivi aktualisht është i katërti në Kampionatin ukrainas, me 36 pikë. Një pikë më shumë ka Dynamo që renditet e treta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *