Home / Sport / Klop uron Bajernin për titullin

Klop uron Bajernin për titullin

Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, nuk ka ngurruar të pranojë se Bajern Mynih ka fituar titullin kampion dhe se skuadra e tij tashmë po mendon vetëm për Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë, pasi Bundesliga nuk mund të fitohet më.

Dortmund është 15 pikë pas bavarezëve dhe sipas Klop, është e pamundur të mendosh që bavarezët mund të arrihen me një distancë të tillë kur kanë mbetur vetëm 14 ndeshje për t’u luajtur.
“Nuk më shqetëson fakti se nuk jemi të parët, pasi duam të fitojmë ndeshjet e tjera dhe turnetë e tjerë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve. Për ne ka qenë një sezon i mirë deri tani”.
“Por nuk është më e mundur të fitohet kampionati, është matematikë e thjeshtë. Kanë mbetur edhe 14 ndeshje, që do të thotë 42 pikë. Ne do të na duhej që të fitonim të 42 pikët, ndërsa atyre do t’u mjaftonte për të siguruar titullin edhe sikur të merrnin 30. Poshtë kësaj shifre është e pamundur, jo me këtë Bajern Mynih”, tha Klop.
Ndërkohë, ai ka shtuar se as që i shkon ndër mend të largohet nga klubi aktual, për të shkuar te Real Madrid apo Çelsi siç përflitet në shtypin sportiv prej shumë kohësh.
“Kam një kontratë deri në vitin 2016 me Borusia Dortmund. E kam thënë 20 herë të tjera që do të qëndroj deri në fundin e saj. Të gjithë mendojnë se e them këtë gjë, por po erdhi një ofertë nga Çelsi apo Real Madrid, do të largohem. Një opinion të tillë nuk mund ta ndryshoj, por të gjithëve u mjafton të presin për të parë se si do të veproj”, deklaroi Klop, që ka arritur të shpallë dy herë radhazi kampion skuadrën e Borusia Dortmund.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *