Home / Lajme / Rajon / Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni

Kolona të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni

Nga Prishtina deri në Shkup, kosovarëve u duhet të bëjnë katër apo pesë orë udhëtim, kjo për shkak të pritjeve të gjata, sidomos gjatë vikendit, në vendkalimin kufitar Kosovë- Maqedoni në Bllacë.

Ata shprehen të habitur, por edhe të revoltuar me kontrollet e tepërta dhe të stërmundimshme nga ana e autoriteteve maqedonase.

“Ora 12:00 jam nisur me familjen time nga Prishtina. Tashmë shkoi ora 15:00 unë akoma jam në kufi, në pritje për të realizuar vizitën time në Shkup. Mentalitet i poshtër Ballkanik. Derisa Evropa i ka hequr kufijtë, ne akoma nuk mund të lëvizim lirshëm nga barrierat e panevojshme të vendosura nga policia e Maqedonisë”, thotë A.S. (39) nga Shkupi, i cili pas luftës së Kosovës jeton në Prishtinë.

Ndërkaq, pritjet e gjata u shkaktojnë telashe edhe kompanive të autobusëve, të cilat mbajnë linjat e rregullta Shkup- Prishtinë dhe anasjelltas.

“Sot në mëngjes kisha vetëm gjashtë udhëtarë, ndërsa u detyrova të presë më shumë se gjysmë ore në kufi. Ky trajtim mund të jetë i qëllimshëm, ose nga padituria e disa policëve të punësuar nga partitë politike, të cilët s’dinë çka i thonë kompjuterit. Pritjet e gjata na shkaktojnë humbje të mëdha pasi humbin orarin e linjave të cilat i mbajmë rregullisht”, deklaroi për agjencinë e lajmeve INA shoferi i kompanisë së autobusëve “Gazmendi Tours”.

Se ka pritje të gjata në kufi, dëshmojnë edhe vetë autoritetet maqedonase në vendkalimi kufitar Bllacë. Sipas tyre, gjatë vikendit qarkullimi i veturave është me intensitet të shtuar për shkak të numrit të madh të kosovarëve të cilët ia mësyjnë Maqedonisë.

Edhe banorët e Shkupit, të cilët kanë lidhje farefisnore me Kosovën, por edhe të tillë që shpesh bëjnë tregti në Ferizaj apo Prishtinë, shprehen se gjatë vikendit lodhen nga pritjet e gjata në kufi, e ka pasur edhe të atillë që janë kthyer prapa.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *