Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit: Vandalistët dëmtojnë rrugët e qytetit për motive politike ( VIDEO )

Komuna e Gostivarit: Vandalistët dëmtojnë rrugët e qytetit për motive politike ( VIDEO )

Gostivar, 13 Shkurt – Pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të cilët ia donë të mirën qytetit dhe pas ndjekjes së situatës sidomos në dy javët e fundit, Komuna e Gostivarit vendosi të bëjë publike tentativat e vandalistëve të cilët për motive politike dëmtojnë rrugët e qytetit.

Komuna e Gostivarit informoi sot se tashmë ka njoftuar policinë, organet tjera kompetente vendore dhe faktorin ndëkomëbtar në vend, se në rrugën “101”, rrugën e Dibrës dhe rrugën para objektit komunal, në vazhdimësi vërehen dëmtime të asfaltit të ri, të cilat me siguri janë shkaktuar nga faktori njeri me shfrytëzim të makinerisë së rëndë.

Komuna e Gostivarit paralajmëroi se do të iniciojë ngritjen e kallëzimit penal kundër kryerësit të panjohur dhe kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbulojnë në afat sa më të shkurtër autorin e këtij akti vandal.

“Duke qenë se oponentët politikë të kryetarit aktual të komunës së Gostivarit – Rufi Osmani, në vazhdimësi kanë bërë shpifje të ndryshme për kinse cilësinë e dobët të punëve të realizuara, është mëse indikative se këto akte vandale janë porositur nga ana e tyre, ndërsa janë kryer nga operatorët me të cilët ata kanë bashkëpunuar në mandatin paraprak në pushtetin lokal në Gostivar. Fotografitë dhe video-incizimet e bëra dje dhe në ditët paraprake, dëshmojnë qartë se keqbërësi vazhdimisht ka qenë në kërkim të pikave të dobëta të asfaltit, duke i goditur me makina të rënda, të cilat më pas do të zgjeroheshin dhe gjatë fushatës zgjedhore do të paraqiteshin si projekte të dështuara. Njoftojmë opinionin e gjerë, se për realizimin e projekteve në të cilat janë duke u shkaktuar dëmtime, kapin shifrën prej qindra mijëra eurosh dhe se Komuna e Gostivarit nuk do të lejojë që dikush të përdhosë paratë e qytetarëve”, thanë sot autoritetet komunale.

Kryetari Rufi Osmani, në takimin djeshëm në kabinetin e tij, në lidhje me rastin në fjalë e njoftoi edhe ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup Miroslav Ramesh, i cili mbeti i befasuar nga informatat dhe situata e ndodhur.

“Bëjmë apel deri te të gjithë qytetarët që nëse vërejnë se dikush shkakton çfarëdo dëmi në rrugët publike apo të mirat tjera materiale, menjëherë të lajmërojë organet e rendit dhe personat kompetent në Komunën e Gostivarit që sa më shpejtë të kapet keqbërësi dhe të merr dënimin e merituar. Gjithashtu, u bëjmë apel autorëve të këtij akti vandal dhe porositësve të tyre, që të vetëdijesohen, duke i paralajmëruar se kurdo qoftë do t’ju vijë dënimi edhe nga shteti edhe nga populli”, theksuan autoritetet komunale.

VANDALISTËT DËMTOJNË RRUGËT E QYTETIT TË GOSTIVARIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *