Home / Lajme / Rajon / Komunistët kërkojnë kthimin e bustit të Enver Hoxhës (VIDEO)

Komunistët kërkojnë kthimin e bustit të Enver Hoxhës (VIDEO)

21 Shkurt – Komuistët shqiptarë do të kërkojnë ringritjen e bustit të Enver Hoxhës, aty ku ai ka qenë në vitin 1991, në qendër të Tiranës.

Kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar, Marko Dajti tha në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se, nëse kjo nuk arrihet të bëhet me një kërkesë drejtuar Këshillit Bashkiak, do të bëhet me referendum popullor. “Është e vërtetë që ne do kërkojmë të ngrihet busti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, sepse e meriton. E dëgjuat për librin që ka bërë zoti Ngjela, libër i cili tregon se gjërat kanë filluar të ndryshojnë, kanë filluar të kuptojnë dhe mendojnë se erdhi koha për një gjë të tillë. Por ne po presim t’u dalë frika edhe disave që janë të stepur për të folur për Enver Hoxhën”, ka theksuar Dajti. Sipas tij, kryeministri aktual Sali Berisha i pari duhet të flasë se ka qenë sekretar partie, ka mbaruar shkollën e partisë, është edukuar me frymën e partisë dhe të Enver Hoxhës. “Enver Hoxha do të mbetet heroi kombëtar i Shqipërisë, ashtu siç ishte Skënderbeu. Ne duhet të jemi më të shpejtuar se sa vendet perëndimore. Nuk është çudi që vendet perëndimore do ta vlerësojnë vetë figurën e Enver Hoxhës, për arsye se atë që bëri Enver Hoxha në vitin 1961, që u shkëput nga Traktati i Varshavës, nuk kishte asnjë shtet i vendeve të Lindjes të bënte atë që bëri ai dhe Partia Komuniste.

Pra, vendet perëndimore besoj që duhet t’i jenë mirënjohës udhëheqësit tonë legjendar, shokut Enver Hoxha, që i kurseu në vit rreth 3 miliardë e 700 milionë dollarë që NATO harxhonte për të ruajtur brigjet e Adriatikut nga baza ruse që ishte në Pashaliman.

Kurse Enver Hoxha i përzuri pa ndihmën e askujt, mbajti edhe 4 nëndetëse, pra ngriti lart dinjitetin e popullit shqiptar, e kombit shqiptar, por mbi të gjitha shpëtoi edhe Perëndimin. E la Perëndimin të qetë të ecte në rrugën e tij”, theksoi Dajti, duke shtuar se në zgjedhjet e qershorit është në aleancë me kreun e PS-së, Edi Rama, nga i cili do të kërkohet mbështetje për rikthimin e bustit të Enver Hoxhës.

KOMUNISTËT KËRKOJNË KTHIMIN E BUSTIT TË ENVER HOXHËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *