Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen 25 mijë euro të palajmëruara në vendkalimin Bogorodicë

Konfiskohen 25 mijë euro të palajmëruara në vendkalimin Bogorodicë

Autoritetet doganore maqedonase në pikën kufitare Bogorodicë me Greqinë kanë ndaluar tentimin për të kaluar ilegalisht nga vendi rreth 25 mijë euro nga një shtetas i Maqedonisë.

Rreth orës 22.00 në vendkalimin Bogorodicë kishte mbërritur për dalje një kamionë frigoriferë, në pronësi të një kompanie private nga Haraçina.

Shoferi i kamionit menjëherë u selektua për kontroll të detajuar, me ç”rast gjatë kontrollit të bërë në trupin e tij janë gjetur paratë e paralajmëruara. Një pjesë e parave rreth 13 mijë euro i’u gjetën në xhepin e xhaketës së tij, ndërsa pjesa tjetër 12 mijë euro në pantollonat e tij. Shoferi i kamionit ka theksuar se paratë nuk ishin të tij dhe se i ishin dhënë nga pronari i kompanisë për të paguar perime në Greqi që duhej të transportoheshin më pas në Maqedoni.

Autoritetet doganore shoferit i kanë kthyer vetëm 770 euro, që ka pohuar se i takonin atij, ndërsa 25 mijë euro janë mbajtur. Doganat e Maqedonisë njoftuan se kanë nisur procesimin e këtij rasti.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *