Home / Lajme / Maqedoni / Kosova 5 vjet shtet

Kosova 5 vjet shtet

17 shkurt-Ndërmjetësi i bisedimeve, Martti Ahtisaari, propozoi Pakon e tij, mbi të cilën Kosova më 17 Shkurt 2008 shpalli pavarësinë dhe funksionon sot. Dy vite më vonë më 22 Korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Republika e Kosovës sot më 17 shkurt po shënon ditëlindjen e pestë të shtetësisë së saj.

Në mbarë Kosovën për disa ditë me radhë po zhvillohen manifestime festive me rastin e shënimit të kësaj date, që në vitin 2008 kurorëzoi shtetin e pavarur.

Manifestimet u hapën të premten me mbajtjen e një akademie solemne në Universitetin e Prishtinës, ceremoni tjera, homazhe në nderim të luftëtarëve të lirisë dhe personaliteteve tjera kontribuese për shtetësinë e Kosovës, duke u kurorëzuar sot me manifestimet dhe kremtimet qendrore në Prishtinë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mbrëmë organizoi një pritje të veçantë për korin diplomatik dhe personalitete tjera, e ndjekur më pas me një koncert të Filarmonisë së Kosovës, duke vazhduar në orën 20 me shfaqjen mysafire ‘Amadeus’ nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi ka theksuar se gjatë ditës së diel, më 17 Shkurt, do të vazhdojnë aktivitetet e tjera, në funksion të shënimit të ditës së pavarësisë së Kosovës.

“Do të vazhdojnë aktivitetet tjera, duke filluar në mesditë, në orën 12, me paradën e pavarësisë – paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Emergjent, me koncerte për fëmijë e deri te koncerti i fundit, i mbrëmjes, që do të jetë në orën 20, në sheshin qendror të Prishtinë, për të përmbyllur gjithçka edhe me ndezjen e fishekzjarrëve”, ka sqaruar Krasniqi.

Në anën tjetër, kompania “Ogillvi Karrota” ka nisur të shtunën dekorimin e obeliskut të pavarësisë “NEWBORN”, me flamujt e shtetit që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Qyteti i Prishtinës tashmë është dekoruar me flamurin e shtetit të Kosovës, me flamuj kombëtar, si dhe të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Kosova ka shpallur pavarësinë gati dhjetë vjet pas përfundimit të luftës me Serbinë. Në vitin 2005 patën filluar negociatat në Vjenë mes Liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Pas dy vitesh negociata, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur të merren vesh.

Ndërmjetësi i bisedimeve, Martti Ahtisaari, propozoi Pakon e tij, mbi të cilën Kosova më 17 Shkurt 2008 shpalli pavarësinë dhe funksionon sot. Dy vite më vonë më 22 Korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Deri më tani, Shtetin e Dytë të shqiptarëve në Ballkan e kanë njohur, siç thotë Ministri i Jashtëm, 96 plus dy shtete. Pra, nuk dihet saktë nëse janë 96 apo 98 shtete

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *