Home / Lajme / Rajon / Kosova s’ka “zyrë të veçantë” në Beograd

Kosova s’ka “zyrë të veçantë” në Beograd

Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të vendoset në ndërtesën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, ndërkohë që përfaqësuesi i Kosovës, do të shërbejë vetëm si personi kontaktues sa u përket marrëveshjeve teknike.

Kështu të paktën thonë zyrtarët serb në Beograd, sipas të cilëve Kosova nuk do të ketë zyrë të veçantë raporton KP.

“Qeveria e përkohshme në Prishtinë, mund ta quajë si të dëshiroj zyrtarin ndërlidhës. Mund ta quajë atë ambasador apo përfaqësues të kozmosit. E vërteta është se për Bashkimin Evropian ai është vetëm një njeri me të cilin do të kontaktohet për marrëveshjet teknike”, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkic.

Ndërkohë në këtë pozitë Qeveria e Kosovës e ka emëruar, Lulzim Pecin.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *