Home / Lajme / Rajon / Kosova tek pas dy vjetësh mund t’i kërkojë dëmshpërblim Serbisë

Kosova tek pas dy vjetësh mund t’i kërkojë dëmshpërblim Serbisë

Ka shumë nisma e padi individuale për kompensim dëmesh në gjykatat serbe dhe ato kosovare, por Kosova zyrtarisht nuk mund të kërkojë ende dëmshpërblim nga Serbia për dëmet e luftës, sepse Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i themeluar në qershor 2011 nga Qeveria, që ka për detyrë evidentimin e krimeve dhe dëmeve të luftës, ende nuk e ka filluar punën.

Këtë javë, për herë të parë prej pasluftës, një serb ka pranuar fajësinë për krime të kësaj natyre. Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se ish-gjenerali serb i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdanic, ka pranuar dënimin prej 15 vjetësh burgim, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Shteti i Kosovës nuk ka as evidencën e dëmeve që i janë shkaktuar një dekadë e gjysmë më herët, shkruan Koha Ditore.

E, sipas disa shënimeve që posedon Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), këto struktura të Serbisë gjatë periudhës 1998-1999 kanë lënë pas vetes 14.000 persona të vrarë, afër 1.800 nga të cilët ende figurojnë të pagjetur. Është evidentuar edhe një numër prej rreth 10.000 femrave të dhunuara. Po kështu, rreth 120.000 shtëpi e objekte afariste janë shkatërruar dhe djegur tërësisht nga ushtria e policia serbe, si dhe afër 800.000 persona janë dëbuar nga Kosova.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *