Home / Lajme / Rajon / Krasniqi krijon partinë e re me Jasharajt dhe Limaj (VIDEO)

Krasniqi krijon partinë e re me Jasharajt dhe Limaj (VIDEO)

21 Shkurt – I vjen fundi diktaturës së klanit binom Thaçi – SHIK-u. Jakup Krasniqi javët në vijim zyrtarisht do ta braktisë PDK-në.

Nuk i ka mbetur vend në parti, shkruan sot gazeta “Bota Sot”. Ashtu siç ka bërë të ditur javë më parë kjo gazetë nga burime të sigurta, se kryekuvendari Krasniqi ka vendosur për formimin e partisë së tij, tashmë kjo po shndërrohet në një realitet dhe në një proces formal.Krasniqi e ka ndarë mendjen dhe po shqyrton mundësinë të krijoj subjektin e ri politik në Kosovë.

Indirekt ka gjetur mbështetjen edhe nga Murat Jashari dhe familja e nderuar e komandantit legjendar Adem Jashari. Pavarësisht se këta në vazhdimësi po dëshmohen neutral ndaj partive. Padrejtësisë dhe injorimet që po i bëhen familjes Jashari, do të kthehen si goditje fatale për Hashim Thaçin dhe klanin e SHIK-ut.

Më 17 shkurt Jakup Krasniqi ishte i vetmi nga liderët kryesor shtetëror që vizitoi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari. E cila nuk u vizitua as nga Hashim Thaçi, e as nga presidentja Atifete Jahjaga.Shqyrtimi për nismën e themelimit të partisë së re ka marrë dakordimin edhe të Fatmir Limajt, i cili mbahet i paraburgosur.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj ishin ndër katër njerëzit më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 2010.

JAKUP KRASNIQI KRIJON PARTIN E RE ME JASHARAJT DHE LIMAJ ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *