Home / Lajme / Rajon / Krasniqi takoi shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt

Krasniqi takoi shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt

Prishtinë, 01 Shkurt – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në takimin me shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt kërkoi rritjen e mbështetjes se EULEX-it për Kosovën, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Krasniqi në këtë takim bëri një rezyme të të arriturave të Kosovës dhe të Kuvendit në fushën e legjislacionit, duke shtuar se Kuvendi edhe në të ardhmen do të jetë në nivel të detyrës së tij.

Kryeparlamentari Krasniqi çmoi ndihmën që EULEX-i i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve të misionit të tij, por kërkoi që kjo mbështetje të rritet edhe më tej në të ardhmen, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, duke u shprehur i kënaqur me rolin e Kuvendit të Kosovës, tha se ndihet i gëzuar që po kthehet sërish në Kosovë. Ai tha se është me shumë rëndësi që EULEX-i të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne jemi në partneritet dhe me partneritet vijnë edhe përgjegjësitë. EULEX-i është i gatshëm që ta bëjë pjesën e vet. EULEX-i luan rol të rëndësishëm në përfshirjen e BE-së në Kosovë, si procesi i liberalizimit të vizave dhe dialogu i strukturuar i sundimit të ligjit. Kjo është në të mirë të të gjitha komuniteteve”, theksoi Borchardt.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *