Home / Lajme / Rajon / Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesë për liberalizimin e vizave

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesë për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës, në gjashtë muajt e fundit, nuk ka shprehur dhe nuk ka pasur përkushtimin e mjaftueshëm që t’i zbatojë detyrimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Po ashtu, skandalet e fundit që kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Kosovës e kanë ulur besimin e Komisionit Evropian përballë përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kjo ka sjellë si pasoi një situatë në të cilën zbatimi i udhërrëfyesit nuk ka shënuar progres pozitiv.

Këto të gjetura kanë dal nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, drejtues të të cilit, gjatë një konference për media, të shtunën, ka prezantuar raportin: “Një Matricë Vlerësimi mbi të Arriturat dhe Sfidat e Kosovës në përmbushjen e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave”.

Sipas Raportit, institucionet e Kosovës kanë shënuar një progres të kufizuar drejt arritjes së kërkesave të mbetura. Performanca e institucioneve të Kosovës në zbatimin e objektivave nga 20 shtatori 2012 deri në 31 janar 2013, është ndikuar nga ndryshimet e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, si dhe pritshmërisë për nxjerrjen e raportit të parë të vlerësimit nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian çështjen e liberalizimit të vizave, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, dëshiron ta ndërlidh edhe me dialogun Kosovë-Serbi, çfarë e bënë këtë proces që të mos jetë thjeshtë teknik, por të ketë edhe atribute politike, transmeton KP.

Raporti tregon se Qeveria duhet të ketë një kujdes të shtuar, por edhe një aktivitet shumë dinamik në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përndryshe do të vazhdojnë problemet për Kosovën në aspektin e liberalizimit të vizave.

Vlerësimi i përgjithshëm i Grupit për Studime Juridike dhe Politike në lidhje me arritjet e Kosovës në përmbushjen e objektivave të udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave është dhënë me notën 3.5, që në terma narrativ nënkupton se Institucionet e Kosovës kanë bërë progres të limituar në përmbushjen e objektivave që dalin nga Udhërrëfyesi. Po ashtu, Raporti tregon që Kosova ka ende shumë objektiva për të përmbushur.

Blloku 3 mbi sigurinë dhe rendin publik, veçanërisht objektivat që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë renditur shumë ulët, sipas indeksit të përcaktuar nga GLPS. Po ashtu, Blloku 2 – kufiri shtetëror dhe menaxhimi i migrimit, dhe sidomos objektivat që lidhen me kufirin shtetëror, kanë ndikuar që blloku në fjalë të jetë i vlerësuar ulët.

Po ashtu, sfida tjera shumë të mëdha për institucionet e Republikës së Kosovës mbesin edhe Siguria e Dokumenteve, Kufiri Shtetëror dhe Menaxhimi i Migracionit, Rendi dhe Siguria, si dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes.

Ky raport i paraprinë raportit që do ta sjellë Komisioni Evropian javën që vjen në lidhje me vlerësimet e tyre sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe në këtë aspekt është një lloji paralajmërimi mbi sfidat që e presin Kosovën në fushën liberalizimit të vizave në vitin 2013, nga zbatimi i të cilave do të varet liberalizimi i vizave.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *