Home / Sport / Kristiano Ronaldo shpëton Realin B

Kristiano Ronaldo shpëton Realin B

Real Madrid ka fituar 2-1 ndaj Deportivo La Korunjas në takimin e javës së 25-të të kampionatit spanjoll, por për ta bërë një gjë të tillë i është dashur kontributi i domosdoshëm i Kristiano Ronaldos. Ky i fundit, edhe pse nuk ka shënuar në këtë sfidë, ka bërë diferencën që në momentin kur ka hyrë në fushën e lojës, duke qenë protagonisti i golave që përmbysën rezultatin.

Deportivo La Korunja, ndonëse mban vendin e fundit në renditjen e kampionatit spanjoll, u tregua shumë më e qartë përballë Realit, ku Murinjo kishte lënë në pankinë Kristiano Ronaldo, Ozil e Khedira, ndërsa pushim për dëmtime a pezullime ishin edhe Ksabi Alonso, Benzema, Varane e Serxho Ramos. Përballë Realit B, Deportivo bën mrekullinë duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 35-të të ndeshjes me anë të Riki.
Duke parë se rezultati nuk po ndryshonte dhe eksperimenti i tij po dështonte, Murinjo vendosi të aktivizonte në minutën e 57-të Ronaldo, Ozil e Kedira, duke larguar Marcelo, Esien dhe Modric, me lojën e Realit që ndryshon plotësisht. Madrilenët marrin iniciativën dhe falë veprimeve të Ronaldos gjejnë fillimisht barazimin me anë të Kaka, ndërsa 2 minuta para fundit është Higuain që vulos rezultatin 2-1 me golin e tij.
Ndaj kjo ndeshje tregoi qartësisht se sa i varur është Real Madrid ndaj Kristiano Ronaldos, i vetmi nga kjo skuadër që vazhdon të paraqitet me rregullsi në nivelet e sezonit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *