Home / Sport / Kryesia e re e Shkëndijës shkarkon Artim Shaqirin

Kryesia e re e Shkëndijës shkarkon Artim Shaqirin

Edhe vet Artim Shaqiri në një prononcim të shkurtër për media ka konfirmuar se nuk do të drejtojë skuadrën e Shkëndijës gjatë gjysmës së dytë të sezonit futbollistik 2012/2013.

Artim Shaqiri nuk është më trajner i Shkëndijës së Tetovës, njoftojnë nga kryesia e re e klubit tetovar, ndërsa nuk japin arsye për këtë largim të papritur të trajnerit i cili qëndroi pranë klubit edhe në ditët më të vështira që kaloi Shkëndija gjatë këtij sezoni futbollistik duke pasur parasysh problemet e mëdha financiare dhe organizative që u ballafaqua ekipi.
Edhe vet Artim Shaqiri në një prononcim të shkurtër për media ka konfirmuar se nuk do të drejtojë skuadrën e Shkëndijës gjatë gjysmës së dytë të sezonit futbollistik 2012/2013 ngase nuk ka rënë dakord me përfaqësuesit e rij të klubit tetovar, ndërsa siç theksoi ai më detalisht për mediat do të sqarojë në një konferencë për shtyp që do të mbahet ditën e hënë në Tetovë.
Largimi i Artim Shaqirit nga stoli i Shkëndijës ishte i papritur nga opinioni sportiv duke pasur parasysh rezultatet e mira që ekipi tetovar shënoi gjatë sezonit të parë edhe përpos problemeve të shumta financiare që kishte klubi, e veçanërisht pas një faze përgatitore ku nuk pësoi asnjë humbje në katër ndeshje kontrolluese.
Artim Shaqiri ka kontratë me skuadrën e Shkëndijës deri në fund të këtij sezoni, andaj pritet që kryesia e re të paguajë shkeljen e kontratës sipas rregullores të paraparë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *