Home / Sport / Ksabi Alonso: Nuk ka përçarje te Reali!

Ksabi Alonso: Nuk ka përçarje te Reali!

Ksabi Alonso ka dalë përsëri në mbështetje të trajnerit të Real Madrid, Zhoze Murinjo, pasi në një intervistë të dhënë për “Vanity Fair” ka hedhur poshtë të gjitha zërat për probleme mes lojtarëve në dhomat e zhveshjeve.

“Ekipi nuk është i përçarë. Edhe Iker Kasijas dhe Zhoze Murinjo kanë një raport të mirë profesional me njëri-tjetrin. Por kjo nuk do të thotë se duhet të rrinë gjatë gjithë kohës përkrah”, ishte shpjegimi i tij në këtë intervistë.
“Murinjo është shumë i mirë, sidomos përsa i përket raportit me lojtarët dhe ka mbijetuar gjithmonë mes kritikave. Ku vit ka qenë pak më i vështirë se të tjerët pasi skuadra ka humbur më shumë ndeshje se zakonisht”, vijoi mesfushori i përfaqësueses spanjolle.
“Nuk ka përçarje në dhomat tona të zhveshjes, por nuk mund të rrimë gjatë gjithë kohës duke e përgënjeshtruar këtë pretendim në mënyrë që të tjerët të na besojnë. Jemi dhe duhet të jemi edhe në të ardhmen një ekip i bashkuar”, ishte deklarata e një prej futbollistëve tek të cilët Murinjo ka më shumë besim në radhët e ekipit madrilen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *