Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ do ta konfirmojë radhitjen e listave për zgjedhjet lokale

KSHZ do ta konfirmojë radhitjen e listave për zgjedhjet lokale

24 shkurt-KSHZ do ta mbyllë listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet të cilat kanë dalur nga kontrollimi publik në lloj të certifikatës. KSHZ-ja e nënshkruan listën zgjedhore përfundimtare, përkatësisht certifikatat nga lista zgjedhore për të cilën votohet më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 8 mars në mesnatë.

KSHZ sot do ta hedhë shortin për konfirmimin e listës së vetme të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe anëtarëve të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Komisionet komunale zgjedhore listat e vetme të verifikuara do t’i shpallin më së voni 25 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht me 26 shkurt deri te të gjitha vendet e banuara dhe në vendet komunale zgjedhore, përkatësisht në qytetin e Shkupit. Listat e verifikuara të kandidatëve në komunat në të cilat të paktën 20 për qind të qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshëm nga gjuha maqedonase shpallen krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të tij cirilik dhe gjuhës zyrtare dhe shkrimit të tyre që e përdorin qytetarët në atë komunë.

KSHZ-ja në mediat e shtypit dhe në mjetet e tjera për informim publik veçmë i publikoi përshkrimet e listave zgjedhore.

KSHZ do ta mbyllë listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet të cilat kanë dalur nga kontrollimi publik në lloj të certifikatës. KSHZ-ja e nënshkruan listën zgjedhore përfundimtare, përkatësisht certifikatat nga lista zgjedhore për të cilën votohet më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 8 mars në mesnatë.

Deri më 8 mars duhet të përfundojë edhe edukimi i obligueshëm i anëtarëve të komisioneve zgjedhore të komunave, ndërsa prej 1 deri në 21 mars komisionet zgjedhore të komunave do të organizojnë, kryejnë dhe zbatojnë edukimin e anëtarëve të këshillave zgjedhor sipas Planit dhe Programit të KSHZ-së.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht më 4 mars në mesnatë dhe përfundon më 22 mars. Në rrethin e parë dhe të dytë të votimit fushata nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *