Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes nga ilaçi vdekjeprurës edhe në Maqedoni

Kujdes nga ilaçi vdekjeprurës edhe në Maqedoni

Ilaçi “Diane 35” për sëmundjet hormonale është i pranishëm edhe në Maqedoni, ndërsa farmacistët botëror e konsiderojnë si ilaç vdekjeprurës.

Dy veta në Francë ndërruan jetë, derisa një vajzë në Kroaci mezi kishte mbijetuar, pasi që ilaçi kishte pasur reagim negativ dhe i kishte shkaktuar asaj trombozë në krahun e djathtë.

Tromboza është një proces patologjik, i cili përfundon me mbylljen e një ene gjaku nga një agregim i piastrinave ose nga një koagul i fibrinës. Tromboza e një arterie mund të provokojë një iskemi (infarkt) të indit që furnizohet nga kjo arterie, si për shembull infarkti i zemrës shkaktohet nga tromboza e një arterie coronarike, që furnizon zemrën me gjak.

Ky ilaç në Maqedoni rekomandohet dhe jepet për vajzat që kanë ndryshime hormonale apo puçra nëpër fytyrë.

Farmacistët rekomandojnë që ky ilaç duhet të shkruhet dhe jepet ekskluzivisht për këtë qëllim, dhe jo si material për kontracepsion, për shkak se përdorimi më afatgjatë rritë rrezikun nga paraqitja e trombozës, ka paralajmëruar televizioni kroat Nova TV. Nikola Labaçveski nga Instituti për Farmaci ka theksuar se mjekët duhet që me kujdes të japin dhe rekomandojnë ilaçin, vetëm në situata kur është i domosdoshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *