Home / Lajme / Rajon / Kundër bashkimit me Kosovën, 25 për qind e shqiptarëve

Kundër bashkimit me Kosovën, 25 për qind e shqiptarëve

Për bashkim me Kosovën janë deklaruar 61 për qind e shqiptarëve në Shqipëri, ndërsa 1/4 ose 25 për qind janë kundër kësaj ideje. 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë as qëndrim pro dhe as kundër.

Ky është rezultati i sondazhit të organizuar nga fondacioni “Kult”, ku janë pyetur 1 200 persona, transmeton Shekulli online.

Një sondazh i tillë vjen kur partitë politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë intensifikuar retorikën nacionaliste.

Aleanca Kuqezi është një nga forcat politike e cila ka nisur edhe mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi në Shqipëri për bashkimin me Kosovën. Kurse kjo e fundit e ka të ndaluar me Kushtetutë bashkimin me një shtet tjetër.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *