Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 54

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 54

Shkup, 12 Shkurt – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e parë të seancës së 54-ët në të cilën do të votohet për më shumë Propozim-vendime dhe ratifikime.

Deputetët duhet të prononcohen për propozimin për zgjedhjen e kryetarit dhe komisionarëve (anëtarëve) të Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë, për emërimin e një anëtari të Këshillit për ekspertë të Agjencisë për supervizion të sigurimit, për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit financiar pensional, si dhe pas skadimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni i Maqedonisë.

Do të votohet edhe për propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë për kryerjen e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në lëndët penale, për Marrëveshjen midis Qeverisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore dhe për ratifikimin e Marrëveshjes për Program qendroroevropian për këmbimin e studimeve universitare.

Në rend dite midis tjerash janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike, të Ligjit për verën, të Ligjit për ekonominë, për kooperativa bujqësore dhe të Ligjit për kulturën, të gjitha në leximin e dytë.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për mbrojtjen e fëmijëve në leximin e dytë.

Diskutim pritet edhe për Propozim-ligjin e plotësuar për qendra partiake hulumtuese-analitike, si dhe për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për partitë politike, në leximin e dytë.

Në seancën e sotme midis të tjerash në agjendë është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike, në leximin e dytë si dhe Propozim rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *