Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do të mbajë seancë urgjente

Kuvendi do të mbajë seancë urgjente

26 shkurt-Në këtë afat të gjitha partitë politike do të mund t’i dorëzojnë listat, ndërsa kjo procedurë do të mundësohej me intervenim në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të Kodit zgjedhor dhe do të dedikohej vetëm për këto zgjedhje lokale.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë urgjente në të cilën do të shqyrtohen ndryshimet e Kodit penal, në pjesën e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve. Seanca është caktuar për në orën 15.

Në ueb faqen e Kuvendit është theksuar se materialet të cilat do t’i shqyrtojë Kuvendi në këtë seancë do të propozohen shtesë, gjegjësisht do të propozohen në seancën e Kuvendit.

Paraprakisht, koordinim në Kuvend ka caktuar grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së dje në konferencë për shtyp kumtoi se partia në pushtet ka propozim për përcaktimin e afatit të ri për dorëzimin e listave për kryetarë komunash dhe për këshilltarë, i cili do të zgjaste deri më 3 mars, e diel, deri në orën 24.

Në këtë afat të gjitha partitë politike do të mund t’i dorëzojnë listat, ndërsa kjo procedurë do të mundësohej me intervenim në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të Kodit zgjedhor dhe do të dedikohej vetëm për këto zgjedhje lokale.

“Nëse LSDM-ja sot e pranon këtë propozim nesër në seancë urgjente në Kuvend do të miratoheshin ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe ato do të hynin në fuqi menjëherë”, shpjegoi Stavreski.

LSDM në përgjigjen e propozimit të VMRO-DPMNE-së theksoi se mbetet në qëndrimin e tij të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme nëse në zgjedhjet lokale fitojnë të paktën një votë më shumë se koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *