Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi zgjedh ministrat e rinj

Kuvendi zgjedh ministrat e rinj

Shkup, 18 Shkurt – Kuvendi i Maqedonisë sot në seancën e 55-të duhet të votojë për plotësimin e vendeve të zbrazëta në Qeveri, pas dorëheqjeve të zëvendëskryeministres Teuta Arifi dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta, të cilët u kandiduan për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas propozimit që në Kuvend e parashtroi kryeministri Nikolla Gruevski, me eurointegrimet duhet të udhëheqë Fatmir Besimi, ministri aktual i Mbrojtjes, ndërsa ministër i ri i Pushtetit Lokal, Tahir Hani, tani zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Deputetët duhet të prononcohen edhe për zgjedhje të ministrit të ri të Mbrojtjes pas vendit të zbrazët në këtë funksion për shkak të rotimit të Besimit në dikasterin e eurouintegrimeve. Propozimi i kryeministrit është që me mbrojtjen të udhëheqë Talat Xhaferi, koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së.

Të përzgjedhurit e popullit duhet të votojnë edhe për vendet e zbrazëta të zëvendësministrave të Punëve të Brendshme, të Transportit dhe Lidhjeve, në të cilat funksione sipas propozimit të kryeministrit duhet të hynë Zemri Qamili, Xhelal Bajrami, zëvendësministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme dhe Ardian Xhemaili.

Në rend dite të seancës së 55-të mes të tjerash janë edhe Propozimi për emërimin e një anëtari të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional dhe propozim ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje reciproke të patentës së shoferëve dhe për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Xhepçishtë-Trebishtë, dhe të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe bashkimit Evropian për vendosjen e kornizës për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisënë operacionet e Bashkimit Evropian për menaxhim me kriza.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *