Home / Sport / “Le Parisien”: Reali ka akord me Ançelotin

“Le Parisien”: Reali ka akord me Ançelotin

Real Madrid po bëhet gati për një ndryshim shumë të madh në fund të këtij sezoni, duke filluar nga ai në pankinën e skuadrës, ku nuk do të ulet më Zhoze Murinjo, por italiani Karlo Ançeloti. Ndonëse ky i fundit ka një kontratë ekzistuese me PSZH, duket se mes palëve ka një akord paraprak, të paktën sipas asaj që ka shkruar sot “Le Parisien”.

“Karlo Ançeloti ka një lloj akordi parimor me Realin. Nga të dy palët ka pasur një marrëveshje se ekziston dëshira për të bashkëpunuar në sezonin e ardhshëm”, ka shpjeguar një burim pranë trajnerit italian për gazetën franceze, e cila sqaron gjithashtu se PSZH nuk ka ndër mend të mbajë Ançelotin, pasi kërkon të sjellë Murinjon në verë.
Pikërisht portugezi është çelësi i çdo lëvizje të mundshme, ndonëse në Spanjë janë të bindur se ai do të mbyllë këtë sezon dhe do t’i japë lamtumirën madrilenëve. Por duke parë se presidenti Perez kërkon ta largoje gjithsesi, Murinjo ka bërë të qartë se nuk ikën pa marrë 10 milion euro si dëmshpërblim për prishjen para kohe të kontratës që mbyllet në vitin 2016.
Pas ndryshimit në pankinë, Reali do të mendojë të zgjidhë çështjen e merkatos. Në maj është planifikuar një takim sqarues me Kristiano Ronaldon, ku do t’i kërkohet rinovimi, në të kundërt do të nxirret në shitje, me shpresën që PSZH të ofrojë një shifër shumë të lartë që kalon 100 milion eurot. Kjo shumë do të shërbente për të realizuar blerjen e 4 lojtarëve cilësorë: Beil, Neimar, Isko dhe David Silva.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *