Home / Lajme / Rajon / Letër e rrejshme në emër të Presidencës

Letër e rrejshme në emër të Presidencës

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj një letre të dërguar gjoja nga adresa e Presidencës, e që në realitet nuk i përket dhe nuk është plasuar nga Zyra e presidencës së Kosovës.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës reagon ndaj shpifjeve dhe denoncimeve të plasuara përmes një letre të dërguar në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga përmes një adrese elektronike fantazmë që pretendon të jetë e kësaj zyre. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron për opinionin se ky komunikim nuk përfaqëson qëndrimin e kësaj zyre. Presidentja e Republikës së Kosovës e ka faqen e vet zyrtare përmes të cilës njofton qytetarët e vendit për aktivitetet e saj krahas prononcimeve të saj dhe zyrtarëve që janë të autorizuar të komunikojnë me publikun’, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Ndryshe, gjatë ditës redaksisë së Telegrafit dhe medieve tjera i është dërguar një letër gjoja nga Zyra e Presidencës, e shkruar nga presidentja Jahjaga.

Letra pa ndërhyrje publikohet më poshtë:

“I dashur qytetar/E dashur qytetare,

Janë bërë tashmë gati dy vjet që kur unë dola nga zarfi për të zënë kolltukun e Presidentes së Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre dy viteve unë kam punuar natë e ditë që t’ju dëshmojë se nuk mund të bëj asnjë kompromis që do të cenonte qëndrimin në kolltukun ku jam ulur. Këtë kolltuk mund ta mbajnë vetëm njerëz që si unë dine të sakrifikojnë jo vetëm veten, por edhe popullin që drejtojnë. Në të njëjtën frymë, dhe me zemër në dorë po ju drejtohem juve sot lidhur me takimin që do të mbaj së shpejti me Presidentin Serb Tomislav Nikoliç.

Është e vërtetë që sot ka qeveritarë si Kryeministri Zoran Milanoviç i Kroacisë dhe Presidenti Ivo Josipoviç të cilët refuzojnë të dialogojnë me Serbinë, por shikoni në ç’gjendje e kanë katandisur ata Kroacinë. Ata refuzojnë të takojnë njerëz si Tomislav Nikoliç, nga partia ultranacionaliste e Sheshelit (që sot po gjykohet në Hagë) që ka qenë në koalicion me Milosheviçin, po ku e ka çuar vallë ky qëndrim Kroacinë?

Edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë mbetur mbi 1750 persona të pagjetur, edhe pse mbi 20,000 gra janë dhunuar gjatë luftës, edhe pse shtëpitë tona na i kanë bastisur e na i kanë djegur, edhe pse mbi 13,000 shqiptarë u vranë nga forcat serbe, edhe pse Beogradi mban peng përmes strukturave paralele kriminale serbe 1/5 e territorit tonë, edhe pse ata shkelin të drejtat bazë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, edhe pse ata ende nuk janë penduar dhe nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për gjithë krimet që kanë kryer ndaj popullit tonë, unë nuk di të ndalem.

Unë e dua popullin tim, por mos mendoni se ky popull ka vuajtur mjaftueshëm. Çmim që duhet të paguani që unë të mbaj kolltukun ku jam ulur nuk është fundi i botës. Ju keni parë edhe më keq, mos harroni, dhe ju mund të duroni dhe pak. Nga zarfi fizik në zarfin elektronik, me dashuri kërkoj mirëkuptimin tuaj.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *