Home / Sport / LFK-Tetovë, Memet Abdiu kryetar

LFK-Tetovë, Memet Abdiu kryetar

Momente të reja në Lidhjen Komunale të futbollit të Tetovës, ku Memet Abdiu rrikthehet të jetë president legjitim, pasi që Regjistri Qendror edhe një herë ndryshon vendimin në lidhje me drejtuesit e kësaj qendre të futbollit. Bekim Azizi shprehet i pakënaqur me ndryshimet e fundit dhe akuzon se këtu ka gisht edhe politika.

Situata në Lidhjen Komunale të futbollit në Tetovë ka filluar t’i ngjajë një telenovele televizive, pasi ndryshimet në krye të këtij institucioni ndrojnë nga dita në ditë. Memet Abdiu dhe Bekim Azizi një kohë të gjatë janë në luftë për sundim, ndërsa pasi që Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë më 1 shkurt vendosi që për president legjitim ta pranojë Bekim Azizin, më 18 shkurt vjen tjetër ndyshim dhe presidenca i kthehet Memet Abdiut.
“Kjo i ngjan një telenovele shumë të gjatë dhe me shumë seriale. Më 18.2.2013 u vendos që ish-kryetari Memet Abdiu të kthehet përsëri në Regjistrin Qendror dhe të vazhdojë punën me organizimin e Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet më 10 mars. Shpresoj që gjithë futbolldashësit që vërtet e duan futbollin në Tetovë, të organizohemi në atë mënyrë që të kalojmë edhe këtë barierë të madhe prej atyre që gjithmonë e kanë patur si interesa shumë të ulët futbollin në Tetovë. Ti pastrojmë rradhët tona dhe ta organizojmë atë Kuvend dhe të dalim gjithë opinioni në Tetovë faqbardhë me mbajtjen e Kuvendit”, shprehet kryetari i LFK-Tetovë, Memet Abdiu. Ai shprehet i kënaqur për vendimin e fundit dhe beson se më në fund do të pastrohen problemet që një kohë ishin të pranishme nga interese personale të disa personave që vite me rradhë, sipas tij, kanë shfrytëzuar këtë lidhje. Abdiu në krye të LFK-Tetovë është prej viti 2007 dhe pretendon se ky mandat i vazhdon deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, të paraparë për 10 mars. E ndërkohë vijnë akuza nga ana e Bekim Azizit, i cili pretendon se bëhet shkelje e madhe ndaj tij, duke akuzuar se në lojë ka hyrë edhe politika. Azizi pasi më 1 shkurt mësoi se ka fituar legjitimtet, organizoi Kuvend Zgjedhor në datë 18 shkurt, mirëpo të njëjtën ditë mësoi se presidenca i është kthyer Abdiut. “Kjo që ndodh këtu në Maqedoni nuk mund të ndodhë askund tjetër në botë. D.m.th. në fakt ankesat që kam patur për 6 muaj, gjyqi administrativ për mua vendos pas një viti, kurse pala tjetër më 14 shkurt ka dërguar ankesë te shkalla e parë e Regjistrit Qendror në Tetovë dhe pas katër ditëve shkalla e dytë sjell vendim. Këtu çdo normë ka shkelje të ligjit, mendoj se këtu ka edhe ndikim politik, ndërsa edhe unë nuk e kam të qartë se përse ndodh kështu”, ankohet Bekim Azizi, ish-president i LFK-Tetovë. Azizi shprehet i dëshpruar me ndryshimet e fundit dhe shton se nuk din ku të ankohet, kur sipas tij institucionet kompetente shtetërore shkelin ligjin. Ai shton se nuk ka ndërmend të dorëzohet deri në fund dhe se mbetet i brengosur që LFK-Tetovë, mbetet peng i garniturës në fuqi. E ndërkohë Memet Abdiu vazhdon aktivitetet e tij rreth organizimit të Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar më 10 mars, kur edhe pritet që përfundimisht t’u jepet fund ndarjeve në këtë qendër të futbollit në Maqedoni./Alsat-M

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *