Home / Sport / Liga e Kampionëve: Nata e barazimeve

Liga e Kampionëve: Nata e barazimeve

Pas dy javëve gjasat për kualifikim, përkatësisht eliminim mbesin pothuajse të njëjta. Reali edhe në Manchester duhet të sulmojë, sepse nuk i konvenon ndeshja pa gola, kështu që mund të pritet lojë e fortë edhe në ndeshjen e kthimit.

Derbi i madh i një të tetës së finales së Ligës së kampionëve, ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat baras 1:1. Ishin mysafirët nga Anglia ata që avancuan të parët me golin e Danny Welbeck në minutën e 20-të, por pas 10 minutave barazoi Cristiano Rolado dhe doli që ky të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes. Që të dy golat u shënuan me kokë, ndërsa mund të thuhet se Reali kishte më shumë nga loja dhe më shumë raste shënimi.

Pas dy javëve gjasat për kualifikim, përkatësisht eliminim mbesin pothuajse të njëjta. Reali edhe në Manchester duhet të sulmojë, sepse nuk i konvenon ndeshja pa gola, kështu që mund të pritet lojë e fortë edhe në ndeshjen e kthimit.

Në Donjeck të Ukrainës u zhvillua ndeshja tjetër, e cila po ashtu përfundoi me barazim, 2:2. Ndonëse mysafirët nga Dortmundi ishin më të mirë, megjithatë Shahtjar dy herë ishte në epërsi. Golat për vendësit i shënuan kroati Dario Sërna (31) dhe Douglas Costa (68), kurse për Borussia Dortmund Lewandowski (41) dhe Hummels (87).

Të martën, më 19 shkurt janë në program dy takimet e tjera të një të tetës së finales, Arsenal – Bayern München dhe Porto – Malaga, ndërsa të mërkurën, më 20 shkurt takohen Galatasaray – Schalke dhe Milan – Barcelona.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *