Home / Lajme / Maqedoni / Lorens Oer: Dialogu politik në shtet duhet të vazhdojë

Lorens Oer: Dialogu politik në shtet duhet të vazhdojë

25 shkurt-“Jam e lumtur që funksionin tim të parë si ambasadore e Francës e filloj në një vend kandidat për pranim në Bashkimin Evropian dhe besoj se në tre vitet e ardhshme do të kemi shumë punë që mund t’i bëjmë”, theksoi Oer.

Ambasadorja franceze në Maqedoni Lorens Oer sot në Manastir deklaroi se aktivitetin e saj diplomatik e fillon në një moment të komplikuar për shtetin. Porositi se dialogu politik duhet të vazhdojë dhe se kjo është një nga angazhimet e korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë.

“Vij në një moment shumë të komplikuar, kur dialogu politik u ndërpre dhe ai duhet të vazhdojë. Dialogu politik duhet të vazhdojë që shteti të mund të prezantohet para Këshillit Evropian, i cili do të mbajë mbledhje në qershor. Për mua dhe kolegët nga vendet evropiane është kujdes i vazhdueshëm dhe detyrë e përbashkët që ta kthejmë dialogun politik dhe ai të vazhdojë në drejtim pozitiv”, tha Oer, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ajo sot i vizitoi Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” dhe vetëqeverisjen lokale në Manastir dhe shprehu kënaqësi që funksionin e parë të saj si ambasadore e fillon në Republikën e Maqedonisë.

“Jam e lumtur që funksionin tim të parë si ambasadore e Francës e filloj në një vend kandidat për pranim në Bashkimin Evropian dhe besoj se në tre vitet e ardhshme do të kemi shumë punë që mund t’i bëjmë”, theksoi Oer.

Ambasadorja e sapoemëruar e Francës Oer dhe ambasadorja e Gjermanisë Gurdun Shtajnake sonte në Manastir do ta hapin ekspozitën “De Gol-Adenauer: “ndërtuesit e miqësisë francezo-gjermane”, përkushtuar 50 vjetorit jubilar të marrëveshjes së Elisut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *