Home / Lajme / Maqedoni / LSDM nuk mer pjesë në zgejdhje, refuzon oferëtne VMRO-së (VIDEO)

LSDM nuk mer pjesë në zgejdhje, refuzon oferëtne VMRO-së (VIDEO)

26 Shkurt – Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, përkundër shtyrjes së afatit për dorëzimin e kandidaturave.

Sekretari i LSDM-së, Andrej Petrov, ka përsëritur sot se arsyeja për bojkot nuk ka qenë koha e pamjaftueshme për të dorëzuar kandidaturat, por, siç është shprehur, regjimi diktatorial i VMRO-DPMNE-së dhe puçi partiako-policor i 24 Dhjetorit. “Në këtë kontekst, kreu socialdemokrat, Branko Cërvenkovski, propozoi në emër të opozitës së bashkuar një plan konstruktiv dhe fer: Nëse në zgjedhjet lokale, listat e këshilltarëve komunalë të opozitës fitojnë të paktën një votë më tepër se koalicioni i VMRO-DPMNE-së, të organizohen zgjedhje të parakohshme. Por, pikërisht për shkak të frikës për t’u ballafaquar me vullnetin e qytetarëve, VMRO-DPMNE refuzoi këtë propozim”, ka deklaruar Petrov. Sipas tij, me propozimin e sotëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, vazhdon dhuna partiako-policore. “Deputetët e pushtetit planifikojnë që të miratojnë ndryshime të Kodit Zgjedhor në Kuvendin të cilin e boshatisën me dhunë policore dy muaj më parë. Gjëja më e turpshme në gjithë këtë është që komunikimi i këtyre propozimeve bëhet nga Stavrevski dhe Jankullovska, që ishin ekzekutuesit e dëbimit të deputetëve opozitarë, të ‘hënën e zezë’ të 24 dhjetorit”, ka deklaruar Sekretari i LSDM-së.

LSDM NUK MER PJESË NË ZGJEDHJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *