Home / Lajme / Rajon / Luginës po i humbë durimi

Luginës po i humbë durimi

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe ish drejtori politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht të mbajë një seancë kushtuar vetëm problemeve të fundit në Luginë të Preshevës.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Musliu ka thënë se pas zhvillimeve të fundit është rrezik që shqiptarëve të Luginës t’u humbet durimi.

“Për problemin politik të shqiptarëve të shqiptarëve është e udhës që urgjentisht të thirret një seancë e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të duhej të ishin edhe presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, si dhe një delegacion nga Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, ka thënë Musliu.

Ai ka deklaruar se shqiptarët në vazhdimësi janë duke u provokuar nga Serbia.

“Nuk e di edhe sa do të mund të durojnë shqiptarët pas gjithë këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur nga skenarët e Boegradit”, ka deklaruar Musliu.

Ish drejtori politik i UÇPMB-së, ka thënë se lapidari i UÇPMB-së duhet të kthehet aty ku ka qenë. Ai ka bërë me dije se problemi i shqiptarëve dhe çështja e lapidarit është një pako që duhet të zgjidhet.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë që lapidari i UÇPMB-së të kthehet aty ku ka qenë dhe duhet të bëhet zgjidhja përfundimtare e problemit politik të shqiptarëve. Kështu që, çështja e lapidarit të UÇPMB-së dhe problemi i shqiptarëve është një pako që duhet të zgjidhet”, ka thënë Musliu.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *