Home / Lajme / Maqedoni / Lustracioni e përfundoi verifikimin e kandidatëve për 30 komuna

Lustracioni e përfundoi verifikimin e kandidatëve për 30 komuna

22 shkurt-Dimitrovski sqaroi se për të gjithë 12 persona bëhet fjalë për përsëritje të emrave dhe mbiemrave dhe se bëhet fjalë për tërësisht persona të ndryshëm që është konstatuar nga krahasimi i të dhënave, para se gjithash në lidhje me vitin e lindjes. Pasi që do të kompletohen infromacionet për 12 kandidatët për këshilltarë, të cilët kalojnë nëpër eividencë, do të kompletohen të gjitha listat edhe për katër komuna, transmeton Tv-Koha.

Komisioni për verifikimin e fakteve e ka përfunduar verifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale për 30 komuna dhe materialet janë dërguar deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Nga fillimi i procedurës, është vërtetuar se 12 kandidatë për këshilltarë kalojnë nëpër evidencën në Arkivin shtetëror. Për tre prej tyre është konstatuar se nuk kanë bashkëpunuar me shërbimet, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit, Predarag Dimitrovski, transmeton Tv-Koha.

Dimitrovski sqaroi se për të gjithë 12 persona bëhet fjalë për përsëritje të emrave dhe mbiemrave dhe se bëhet fjalë për tërësisht persona të ndryshëm që është konstatuar nga krahasimi i të dhënave, para se gjithash në lidhje me vitin e lindjes. Pasi që do të kompletohen infromacionet për 12 kandidatët për këshilltarë, të cilët kalojnë nëpër eividencë, do të kompletohen të gjitha listat edhe për katër komuna, transmeton Tv-Koha.

Komisioni i lustracionit ka marrë përgjigje kthyese për të gjithë 6.339 kandidatë nga Arkivi shtetëror, Agjencia për zbulim, Shërbimi ushtarak për siguri dhe kundërzbulim, ndërsa mungojnë edhe përgjigjet nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Këto informacione, sipas Dimitrovskit, pritet të arrijnë deri te Lustracioni deri në fund të orarit të punës pas së cilës Komisioni do të vazhdojë me punë deri në përfundimin e verifikimit për të gjithë kandidatët, transmeton Tv-Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *