Home / Lajme / Maqedoni / Makpetrol e uli çmimin e gazit natyror

Makpetrol e uli çmimin e gazit natyror

19 shkurt-“Me këtë mirëmbahet tendenca për ulje të çmimit të gazit natyror këtë vit. Kjo kontribuoi edhe për ulje të shpenzimeve të jetesës në janar të këtij viti krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën nga “Makpetrol”.

“Makpetrol” nga 1 shurti i vitit 2013 e uli çmimin e gazit natyror për 3,08 për qind në krahasim me janarin e këtij viti. Kjo është ulja e dytë e çmimit nga ana e kësaj kompanie nga fillimi i vitit, me ç’rast ulja e përgjithshme është 19,73 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

“Me këtë mirëmbahet tendenca për ulje të çmimit të gazit natyror këtë vit. Kjo kontribuoi edhe për ulje të shpenzimeve të jetesës në janar të këtij viti krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën nga “Makpetrol”.

Sipas kompanisë, me këtë ulje të fundit të çmimit, gazi natyror bëhet më konkurrent në krahasim me mazutin, ndërsa gjatë djegies ka shumë emisione më të ulta të gazrave të dëmshme.

Këtë vit “Makpetrol” e uli edhe çmimin e metanit për automjete në 49 denarë për një kilogram, me ç’rast ky derivat po bëhet edhe më ekonomik për përdorim në komunikacion.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *