Home / Lajme / Maqedoni / Maltretohet 13 vjeçari shqiptar në Shkup, nuk puthi kryqin

Maltretohet 13 vjeçari shqiptar në Shkup, nuk puthi kryqin

27 shkurt-Bëhet fjalë për Blin Shabanin nga Çairi i Shkupit, i cili rreth orës 18.00 ishte ndaluar nga persona të maskuar dhe që pas maltretimeve psikike atij i është urdhëruar që ta puthë një kryq.

Një 13 vjeçar shqiptarë mbrëmë në Shkup është rrahur dhe prerë me thikë nga persona të maskuar.

Bëhet fjalë për Blin Shabanin nga Çairi i Shkupit, i cili rreth orës 18.00 ishte ndaluar nga persona të maskuar dhe që pas maltretimeve psikike atij i është urdhëruar që ta puthë një kryq.

Pasi që djaloshi ka refuzuar një gjë të tillë, ai është goditur ashpërsisht me grushte dhe është gërvishtur me thikë në fytyrë.

Familjarët kanë theksuar se djali i shqetësuar ka mbërritur në shtëpi dhe me tmerrim ka rrëfyer për aktin terrorizues.

“Sipas rrëfimit të djalit tonë, atë e kanë ndaluar disa persona të rritur, me maska dhe që kanë folur në gjuhën maqedonase. Fillimisht atij i kanë kërkuar para, dhe më pas e kanë detyruar që ta puth një kryq. Pasi që djali kishte refuzuar këtë, ata kanë nisur që ta godisnin dhe se e kishin gërvishtur dhe prerë në fytyrë”, deklaroi për INA një nga familjarët Shabani.

Familjarët theksojnë se ky është sulmi i dytë ndaj djalit të tyre, dhe se denoncimi menjëherë është bërë sërish pranë organeve policore. Pas këtij akti, i mituri Blin Shabani është shtruar për shërim në Spitalin e qytetit në Shkup. MPB ka informuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbardhur aktin e tillë terrorizues dhe kriminal. Shqetësime kanë paraqitur edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në komunën e Çairit, duke kërkuar ndriçimin e këtij akti të dhunës. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *