Home / Sport / Mançester Junajtid shkon +15 nga Siti

Mançester Junajtid shkon +15 nga Siti

Mançester Junajtid as që ka ndër mend të ndalet në këtë sezon, të paktën në kampionat, ndërsa ka arritur të fitojë përsëri për të çuar në 15 pikë diferencën nga Mançester Siti që e ndjek në renditje, kur mbeten vetëm 11 javë deri në fundin e kampionatit.

“Djajtë e kuq” kanë fituar sot 2-0 ndaj QPR, falë golave të shënuar në minutën e 23-të nga Rafael dhe në minutën e 80-të nga Gigs, ndërsa ekipi londinez i drejtuar nga Herri Redknap tregoi përsëri se do ta ketë thuajse të pamundur të sigurojë mbijetesën në këtë sezon.
Spanjolli Santi Kazorla ka qenë heroi i Arsenalit në sfidën përballë Aston Vilas, pasi me dy golat e tij ka shpëtuar Arsen Venger nga një kontestim i mundshëm i tifozerisë. Mesfushori shënoi në minutat 6 dhe 85 duke i dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij, ndërsa miqtë kishin barazuar në pjesën e dytë me Ueiman. Falë këtij suksesi, të kombinuar me humbjen e Evertonit, Arsenali është ngjitur në vendin e 5-të në renditje, vetëm 1 pikë larg Totenhemit dhe 2 pas Çelsit që kanë një ndeshje më pak.

Premier League
Java 27 / Rezultatet
Fullhem-Stouk 1-0
Arsenal-Aston Vila 2-1
Noruiç-Everton 2-1
QPR-Mançester Junajtid 0-2
Riding-Uigan 0-3
Uest Bromuiç-Sandërlend 2-1

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *