Home / Sport / Mançester Junajtid vrapon drejt titullit

Mançester Junajtid vrapon drejt titullit

Mançester Junajtid mund të thuhet me plot gojë se ka vënë një dorë në titullin e 20-të kampion në Angli, pasi ka krijuar një distancë mëse të ndjeshme prej 12 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Mançester Sitit, kur mbeten edhe 12 javë deri në përfundim të kampionatit, pas suksesit 2-0 ndaj Everton.

Skuadra e drejtuar nga Aleks Ferguson ka zgjidhur gjithçka në pjesën e parë të takimit, ku fillimisht Rajan Gigs ka përmirësuar rekordin e tij duke shënuar golin e parë në këtë kampionat, i 23-ti radhazi ku mesfushori legjendar uellsian gjen rrugën e rrjetës.
Më pas, ishte i zakonshmi Robin Van Persi që ka shënuar golin e dytë në fund të pjesës së parë, i 19-ti në kampionat për këtë sezon dhe duke mbyllur praktikisht ndeshjen kundër Everton që në pjesën e dytë të ndeshjes as nuk u duk se tentoi të kërkonte barazimin.
Në shkallët e stadiumit, për të ndjekur këtë ndeshje, ka qenë i pranishëm Zhoze Murinjo, i cili ka preferuar të shohë nga afër kundërshtarët që do të ketë përballë të mërkurën në Ligën e Kampioneve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *