Home / Sport / Mançester Siti shënjestron Luis Suarez

Mançester Siti shënjestron Luis Suarez

Roberto Mançini është gati të kërkojë yllin e Liverpulit, Luis Suarez, për ta afruar gjatë merkatos së verës, edhe pse do t’i duhet të paguajë rreth 40 milion paund. Sulmuesi kryeson listën e dëshirave të trajnerit italian pas largimit të Mario Balotelit drejt Milanit në merkaton e janarit.

“Për mua Suarez është një lojtar elite. Më pëlqen, është i fortë dhe punon shumë. Ai është një nga më të mirët në Angli”, u shpreh trajneri italian para ndeshjes që skuadra e tij luan pikërisht kundër Liverpulit.
I pyetur nëse do ta dëshironte një futbollist të tillë, Mançini evitoi të bënte deklarata direkte për lojtarin, ndonëse mediat angleze insistojnë se ai i ka bërë të qartë klubit se uruguaiani është nga të paktat përforcime që kërkon.
“Suarez tani luan për Liverpulin. Ai ka cilësi dhe është i fortë”, ishte komenti i trajnerit italian, i cili u ka shprehur bashkëpunëtorëve të tij se mendon që Suarez do të tundohet nga ideja për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe për të qenë gjithmonë pretendent për trofe.
Dy emrat e tjerë që ndiqen me vëmendje nga Mançester Siti për repartin e sulmit janë Edinson Kavani i Napolit dhe Radamel Falkao i Atletiko Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *