Home / Sport / Mançini: Mbeten vetëm 10% shanse për titull!

Mançini: Mbeten vetëm 10% shanse për titull!

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, mendon se pas humbjes 3-1 të skuadrës së tij përballë Sauthempton, kampionët në fuqi kanë vetëm 10% shanse të mbrojnë titullin përballë Mançester Junajtid që mund të çojë në 12 pikë diferencën ndaj tyre nëse fiton sot.

“Tani ndoshta ne kemi 10% shanse. Nuk besoj se Junajtid mendon se ne mund t’i rikuperojmë 12 pikë”, tha trajneri italian. “Sauthempton e meritoi të fitonte. Ne kemi pësuar një gol që unë nuk e kam parë kurrë në jetën time”, tha ai duke iu referuar golit të tretë të kundërshtarëve, që në fakt ishte një autogol i pabesueshëm nga Garet Berri.
Por trajneri italian mbi të gjitha fajëson portierin Xho Hart, i cili pësoi një gol po aq qesharak kur lejoi që t’i rrëshqiste topi nga duart dhe t’i kalonte mes këmbëve.
“Xho ka bërë shumë gabime. Ai nuk ka qenë aq i mirë sa duhet. Ai ishte një gabim shumë i madh i Xho. Por kjo nuk është një çudi pasi ai ka bërë disa gabime gjatë këtij viti”, tha Mançini për portierin e kombëtares angleze.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *