Maqedoni, 290 doktoratura rezultojnë plagjiate – Televizioni Koha
Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, 290 doktoratura rezultojnë plagjiate
Maqedoni, 290 doktoratura rezultojne plagjiate

Maqedoni, 290 doktoratura rezultojnë plagjiate

Mbi 290 punime të doktoraturës në Maqedoni kanë rezultuar si plagjiate, për shkak se një pjesë e madhe e këtyre punimeve janë zbuluar me materiale të kopjuara dhe të përshkruara nga punime dhe libra tjerë shkencor.

Kjo është zbuluar nga sistemi kompjuterik dhe softueri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka alarmuar se shumë punime doktorature të finalizuara janë përpunuar me materiale të huazuara dhe të përshkruara.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pritet të ndërmarrë masa për të gjitha doktoraturat e dyshimta, dhe në rast se rezultojnë plagjiate, atëherë institucionet arsimore që kanë dhënë këto tituj apo komisionet e formuara pranë kësaj ministrie do ti marrin titullin shkencor personit apo shkencëtarit të caktuar. Në vendet e BE vazhdimisht po shpërthejnë skandale lidhur me plagjiaturat e punimeve shkencore.

Kësaj radhe ditë më parë u zbulua ministrja e arsimit e Gjermanisë, Anete Shavan, e cila ka rezultuar me punim plagjiaturë të doktoraturës. Në Maqedoni deri tani nuk ka ndodhur që ndonjë shkencëtari ti merret titulli shkencor. Mirëpo, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së shpejti do të nis një fushatë të tillë, duke pasur në qendër të vëmendjes të gjithë titujt shkencor të punonjësve të shkencës nëpër universitete dhe atyre që kanë përfituar titujt shkencor në universitetet shtetërore, private dhe të huaja.

Gjithashtu lexo

ppppp

Përmes trajnimit për inovacione dhe sipërmarrësi deri te punësimi

 Trajnim në temë “Inovacione dhe sipërmarrësi” dedikuar për personat e papunë të moshës prej 25 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *