Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, debate për zgjedhjet e parakohshme

Maqedoni, debate për zgjedhjet e parakohshme

Dy partitë e mëdha politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë vazhduar debatet lidhur me mundësinë e mbajtjes ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar se paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme janë spekulime dhe se sipas tij, nuk do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai për këtë kërkesë të opozitës dhe liderit të saj Branko Cërvenkovski u shpreh i qartë.

“Në rast se nuk dëshiron të marrësh pjesë në zgjedhje lokale, ky është vendim dhe përgjegjësi e juaj. Maqedonia nuk varet nga ti dhe dëshirat dhe interesat e tuaja personale. Qytetarët duan përparim, fitore, suksese dhe jo të presin Cërvenkovskin dhe lojrat e tij”, deklaroi Gruevski dje në Shkup gjatë promovimit të kandidaturës së Koce Trajanovskit për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Nga ana tjetër, opozita edhe dje përmes protestës së djeshme bëri të ditur se nuk marin pjesë në zgjedhje lokale dhe se kërkesat e tyre mbeten këmbëngulëse për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Andrej Petrov nënvizoi se nuk do të marin pjesë në zgjedhjet lokale, edhe pse vendimi për mbajtjen e tyre është shpallur më 24 mars.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *